Ajnishahe Halimi: Gratë në PDK do të jenë fuqi e ndryshimit

Si u prit Ajnishahe Halimi në PDK, pas një aktiviteti afër dy vjeçar në Fraksion Plus. Me çka po merret Halimi aktualisht dhe cilat janë synimet e saj. A do të jenë në garë për kryetare të Skenderajt. Të gjithë këto Halimi i tregon në një intervistë për lajmi.net

Lajmi.net: Si ju pritën në PDK?

Halimi: Nuk e kemi pritur ndryshe. Ne, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu, nuk kemi shkuar me idenë e një fëmije të llastuar dhe as nuk kemi qitur kushte. Edhe pse në opinion është folur shumë se ne kemi pasur kushte, tashmë po dihet se asnjë kusht nuk e kemi pasur. Ideja e shkrirjes në PDK ka qenë se kemi konsideruar që aktiviteti jonë afër 2 vjeçar si Fraksion Plus më së miri mund të përshtatet me PDK-në. Kryesorja është që pikëpamjet tona përputhen.

Lajmi.net: Me çfarë aktiviteti po merrni në Skenderaj?

Halimi: Unë jam asambleiste dhe jam në grupin e PDK-së, jam ajo që kam qenë, dhe zëri im prapë është kritik dhe do të diskutojë në favor të qytetarëve dhe të mirës publike.

Lajmi.net: Mendoni se duhet të ketë zgjedhje të reja?

Halimi: Koalicioni në mes PDK-së dhe LDK-së ka ndodhur për një arsye, për t’i përfunduar disa punë të rëndësishme shtetërore që kanë mbetur pa u përfunduar. Nuk besoj që Kosova e ka luksin ose momentin që të shkojë. Nuk besoj që për demarkacionin Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, jo sepse nuk është i rëndësishëm ky proces, por se krijon një spirale që sa herë opozita nuk pajtohet me ndonjë proces, që është detyrë e tyre, të shkojmë në zgjedhje. Kjo krijon një precedent dhe konsideroj se koalicioni duhet ta përfundojë mandatin qeverisës. Mendoj se opozita ka manipuluar me opinionin për ta bërë kauzë demarkacionin. Debati i mirëfilltë për këtë punë nuk është lejuar të zhvillohet nga vetë opozita, për shkak të hedhjes së gazit në Kuvend. Kauzat e tyre kanë qenë zgjedhjet.

Lajmi.net: Si e vlerësoni qeverisjen PDK-LDK?

Halimi: Është një koalicion i dy partive më të mëdha në Kosovë, që besoj se kanë pasur mundësi edhe më shumë t’i shtyjnë proceset e rëndësishme përpara. Besoj që kjo qeverise ka mund të bëjë më shumë edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Lajmi.net: Çka jeni duke bërë në PDK?

Halimi: Jam pjesë e Institutit për Politika dhe Hulumtime, dhe kryesisht jam e fokusuar në bazën e mbi 40 për qindëshit vendimin që e ka marr Këshilli Drejtues i PDK-së, që 40 për qind të futen në baza gjinore në të gjitha strukturat e PDK-së dhe këtu flitet për gruan. Këtu jemi duke punuar dhe kemi bërë një analizë dhe bashkërisht me të tjerët jemi duke punuar ta shtyjmë përpara këtë proces. Tash kemi takimet me kryetarët e degëve dhe ne si Institut  jemi duke punuar që t’i ndihmojmë të gjitha degët, për hulumtimin e ndonjë gruaje që është e dobishme për komunën, që mund të jetë bartëse e listës, ose kryesuese e asamblesë. Mendoj që është një gjë e vlefshme.

Lajmi.net: A do të ketë ndonjë femër nga PDK-ja kandidate për ta udhëhequr ndonjë komunë?

Halimi: Jemi duke bërë përpjekje, ato që e kanë vullnetin, ato që e kanë dijen, ato që duan të merren me poltikë dhe mund ta bartin barrëm e të parit të komunës, dhe sigurisht që ka gra të zonja por duhet t’iu jepet një kurajo.

Lajmi.net: A mund të jeni në garë nga PDK-ja për kryetare të Skenderajt?

Halimi: Jo nuk besoj që do të jem, sepse puna që e bëjë më duke e vlefshme. Nuk kam ambicie për poste ekzekutive.

Lajmi.net: Si po ju duket në këtë fillim kryetari i PDK-së?

Halimi: Është i afërt me qytetarët, kolegët, është modest dhe është duke bërë punë konkrete. Ka disa premtime, që nuk janë parafushata, por janë shumë pragmatike. Mendoj se ne si PDK kemi bërë zgjedhjen e duhur dhe do të ketë sukses.

Lajmi.net: E shihni PDK-në prapë partinë e parë në zgjedhjet e ardhshme?

Halimi: Pa dyshim, sepse nuk ka parti tjetër që ka bartë barrën për themelimin e këtij shteti.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme