Ajri i ndotur, mungojnë nxënësit, MASH: Do të mendojmë për ndërprerjen e mësimit

Këta nxënës kanë vendosur maska për tu mbrojtur nga ajri i ndotur, e disa të tjerë kanë munguar në orët mësimore. Drejtori i shkollës fillore “Liria”, tha se për shkak situatës alarmante me ajrin e ndotur, disa prindër nuk i kanë lëshuar nxënësit nga shtëpia që të vijnë në shkollë.

“Mund të thuhet se mungojnë nxënës por edhe jo në aq numër të madh të nxënësve, megjithatë mungojnë. Vet e dini se situata e ndotur e ajrit ndikon tek fëmijët. Prindërit e tyre nuk i lëshojnë fëmijët..”, u shpreh Talat Sadiki, Drejtor i SH.F. “LIRIA”.

Njëri nga prindërit të cilin e takuam në shkollë tha se nxënësit duhet të pauzojnë për një kohë të shkurtër, por sipas tij jo edhe shumë pasi që në këtë mënyrë nxënësit ngelin mbrapa me orët mësimore.

“Do ta bëja sigurisht kur bëhet fjalë për 2-3 ditë nuk është problem, mirëpo kjo është çështje e natyrës ku mund të zgjasë edhe një muaj, atëherë nuk është e mirë të pauzojnë nxënësit se ngelin me mësime, mirëpo për pak kohë mund të pauzohet dhe do të isha edhe unë me prindërit tjerë që të pauzohet”, tha Ahmet Xhemaili, prind.

E ky nxënës tha se një numër i madh i shokëve të tij të klasës kanë munguar. Ai tha se ka vendosur maskën për ti shpëtuar kësaj situate.

“Ajri ndotur shumë po ndikon tek ne dhe për këtë arsye shokët e mi të klasës nuk po vinë në shkollë. Kam vendosur maskë dhe mendoj se edhe nxënësit tjerë duhet të vendosin maskë pasi që mund të na ndihmon”, tha një nxënës.

Për shkak të ndotjes së ajrit disa nxënës kanë munguar edhe në shkollat e mesme.

“Sot në klasën tonë munguan disa nxënës për shkak ndotjes së ajrit. Unë personalisht mendoj që duhet të ndërpritet mësimi për shkak ndotjes alarmante të ajrit që po ndodh në qytetin tonë”, tha Dijedon Ramadani, nxënës i SH.M. “ZEF LUSH MARKU”.

Edhe drejtori i shkollës së mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri konfirmoi se sot kanë munguar nxënësit më shumë se ditët tjera.

“Ditën e sodit është vërejtur mungesë e nxënësve me një numër pak më të madh se ditët e kaluara, por në përgjithësi nuk është numri shumë i madh I nxënësve të cilët mungojnë”, tha Faruk Zeqiri, Drejtor i SH.M. “ZEF LUSH MARKU”.

E nga Ministria e Arsimit thonë se në mënyrë aktive janë duke e përcjellë situatën dhe se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për shëndetin e nxënësve, në rast nevoje edhe në ndërprerjen e mësimit.

“Në qoftë se paraqitet nevoja, do të mendojmë për ndërprerjen e mësimit në qytetet e ndotura dhe në atë drejtim duam që ta bëjmë me dije që çdo ndërprerje e procesit mësimor do të kompenzohet, pasi që fondi i përgjithshëm i ditëve mësimore patjetër të jetë 180, me qëllim që të realizohet fondi i orëve të parapara”, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ndryshe, të revoltuar nga ajri i ndotur në Shkup, disa prindër që dje kanë bërë thirrje në rrjetet sociale që me datën 20 dhjetor të bojkotojnë në tërësi mësimin. Në qendër të Shkupit grimcat PM10 sot kanë arritur në 153, në Gazibabë 287, në rajonin e Rektoratit 319 ndërsa ajri më i ndotur është regjistruar të jetë në Lisiçe ku numri i grimcave PM10 kanë arritur në 427./TV21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme