Teologu i mirënjohur, Sead Ajruli ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçantë deportimin e pjesëtarëve të FETO-s për në Turqi, raporton Almakos.
“Dje kur burgoseshin hoxhallarë, kur mbylleshin organizata joqeveritare, kur njerëzit brenda nate shpalleshin të rrezikshëm dhe, madje, terroristë, si nuk dolën asnjë nga këto partitë, analistët, opinionistët e argatët e tjerë që – në emër të të drejtave të njeriut – t’i mbronin ata dhe të thoshin se njerëzit padrejtësisht po arrestoheshin, padrejtësisht po mbaheshin në burg, se padrejtësisht për mbylleshin organizata dhe padrejtësisht po konfiskoheshin pasuri? Ndërkaq tash, kur i kapën disa pjesëtarë të organizatës FETO, që shteti turk i ka cilësuar si terroristë dhe prandaj kërkon t’i ekstradojë në Turqi, u ngritën i hurit e i konopit, politikanë e analistë, gazetarë e spiunë të tjerë, që – në emër të fjalës së lirë, të ligjit e përrallave të tjera – t’i mbrojë ata dhe, madje, të kërkojë përgjegjësi nga organet shtetërore të Kosovës. Kësaj i thonë politikë me dy fytyra. Madje, më shumëse dy. Sepse derisa shteti turk merr pjesë në NATO me sulme kundër Serbisë, është i mirë. Derisa shteti turk e njeh Kosovën pa asnjë dilemë, ëshët edhe më i mirë. Edhe më i mirë është kur lobon për njohjen e Kosovës. Briliant është kur sjell investime. Bëhet vend vëllazëror kur e pret si presime Hashim Thaçin. E pastaj përnjëherë bëhet i keq kur kërkon që qytetarët e tij të ekstradohen në Turqi. Aman mosni! Joserioze dhe pa shije janë ato arsyetime. Turp! Terrorizmi nuk ka etni, përkatësi fetare dhe identitete të tjera” – thotë teologi Sead Ajruli për Almakos.