AKI ka informacione për serbët që u arrestuan në Mal të Zi

E martë, 18 Tetor 2016   –   Sakte.net 

Inteligjenca e Kosovës ka informacione për serbët e përfshirë në planifikimin për sulmet në Malin e Zi. Sipas përfaqësuesit të AKI-së, pavarësisht se Kosova është e rrezikuar nga këto veprime, Policia dhe Agjencia e Inteligjencës kanë informacione të duhura për të ndaluar çdo formë të provokimeve, shkruan sot gazeta “Zëri”.

 

Sulmi i planifikuar të ndodhte në Mal të Zi para dy ditësh, në të cilin qenë përfshirë 20 serbë (6 nga veriu i Kosovës), ka alarmuar jo vetëm Malin e Zi, por edhe Kosovën. Planifikimi i sulmit të tillë në shtetin fqinj me persona të dyshuar edhe nga Kosova kanë shqetësuar njohësit e çështjeve të sigurisë. Vetë fakti që brenda territorit të Kosovës ka persona të tillë, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova duhet t’i rrisë masat e sigurisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj situate. Ndërkaq, zyrtarë të Policisë për Rajonin e Mitrovicës kanë thënë për “Zërin” se sulmi i planifikuar në Mal të Zi nuk ka reflektuar aspak në këtë pjesë të Kosovës.

Mirëpo, përfaqësues të AKI-së thonë se pavarësisht se Kosova është e rrezikuar nga këto veprime, Policia dhe Agjencia e Inteligjencës kanë informacione të duhura për të ndaluar çdo formë të provokimeve.

Haxhi Shala, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare dhe njëherësh deputet i “Nismës për Kosovën”, e ka cilësuar si shqetësues rastin në fjalë.

“Është shqetësim i madh sepse ka filluar që ndikimi rus të shtrihet në disa vende të rajonit dhe atë Rusia po tenton që të futet përmes dikastereve të veta. Për këtë arsye është shqetësuese jo vetëm për Kosovën, po për gjithë rajonin”, ka thënë ai. /Zeri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme