Akoma nuk dihet vendndodhja e Grubit, MPB-ja hesht

Gazetar: Mihailo Donev

Prokurori i shtetit nuk ka njohuri se ku ndodhet ish zv.kryeministri Artan Grubi. Për momentin personalisht nuk e di se ku ndodhet Artan Grubi, duke qenë se për të ka urdhërarrest ndërkombëtar, shpresojmë që të ekstradohet”, tha Ljupço Kocevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me arratisjen e Grubit, i dyshuar për abuzime milionëshe në Lotarinë Shtetërore. Kocevski tha se Grubi ka qenë në stop listë, është bërë lëshim nga polici dhe se tani po zhvillohet procedurë kundër tij.

“Në momentin e kalimit të kufirit, disa ditë më herët, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, është dhënë masë e ndalimit, që do të thotë se pasi të jepet ajo masë ndalimi në të gjithë kufijtë tanë, zyrtari që i kontrollon dokumentet duhet të kontrollojë dhe të shohë nëse personi mund ta kalojë kufirin ose jo. Atë që e deklaroi Ministri i Brendshëm është se është faktor njerëzor. Ndaj personit që e ka lëshuar është iniciuar procedurë në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion”, tha Ljupço Kocevski, prokuror publik i shtetit.

Pikërisht procedura duhet të përcaktojë nëse polici që e ka lëshuar Grubin ka qenë i përfshirë në arratisjen e tij apo ka qenë gabim në momentin që Grubi ka kaluar në Kosovë me veturë diplomatike. Ndërkohë, ministri Toshkovski disa herë publikisht i ka bërë thirrje Grubit që të kthehet në vend dhe ka thënë se nëse kjo nuk ndodh, institucionet kanë hapa të tjerë që do të ndërmarrin për ta kthyer atë. Në MPB kemi dërguar pyetje se cilat janë ato hapa dhe si mund të kthehet Grubi, si dhe nëse do të bëhet kërkesë për ekstradim pasi të përcaktohet vendndodhja e tij, por deri më tani nuk i janë përgjigjur pyetjeve tona. Përveç Grubit, në arrati është edhe Përparim Bajrami, ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore dhe i dyshuari i parë në këtë rast. Mirëpo, ndërsa kërkimet për të vazhdojnë, avokati i Bajramit pretendon se ai nuk është në arrati, por është zhvendosur nga vendi. Zyrtarisht, institucionet nuk përgjigjen për vendndodhjen e Grubit dhe Bajramit dhe nëse kanë dijeni për këtë. Të dy dyshohen për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, ndërsa kryeministri Mickoski tha se këto keqpërdorime janë shumë më të mëdha se shuma prej tetë milionë eurove që fillimisht doli në media./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme