Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Edhe pse u premtua se brenda dy javësh do të zgjidhet problemi i prerjes së druve për ngrohje, Parku Kombëtar “Mali Sharr” ende nuk e ka përfunduar në tërësi këtë procedurë. Drejtori i parkut Ibrahim Dehari u shpreh për Alsat se, një pjesë e madhe e fshatrave që sot mund të presin dru për ngrohje në atarin shtetëror, ndërsa brenda një jave pritet të rregullohet statusi edhe për disa fshatra të mbetur.

Ne jemi në procedurë të realizimit të atij plani që merret me menaxhimin e masës drurore në Sharr. Procedura ecën, kështu që për këtë sezon banorët e Sharrit nuk do kenë problem për furnizim me masë drurore. Në disa vende mund që tani të fillohet me prerje, banorët e Lisecit apo Sellcës nëse janë të gatshëm nga sot mund të furnizohen, ndërsa në disa fshatra të tjerë në javët apo muajt në vazhdim sigurisht që do jemi gati të iu japim dokumentacionin e duhur për furnizim me masë drurore”, deklaroi Ibrahim Dehari, Drejtor i Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Banorët ankohen se me rregulloren e re të Parkut Kombëtar nuk mund të presin dru për dimër as edhe në malin privat të tyre, ndërsa kërkojnë nga Parku Kombëtar që të thjeshtësoj edhe procedurën e kërkimit të dokumenteve, që është e gjatë dhe e kushtueshme.

“Në pronë të shteti as që diskutohet, as që e mendojmë, por ata në pronat tona nuk na lejojnë. Si do ia bëjmë? Si çdo vit me shumë probleme. Rrallë kush i ka pronësinë e rregulluar. Duhet të ketë lehtësime, që të mos kërkohen aq shumë dokumente”, tha një banor.

“Mali jot, toka jote, po s’ka s’lejojnë. Një herë për një herë në malësi gjithë jemi duke heq ditë të zeza. Po të zunë në të zezë një mijë euro dënimi, por çka të bëj unë, s’kam as rrogë as pension. Kërkojnë shumë dokumente që kushtojnë shumë para. Kërkojnë skicën pastaj të bësh elaboratin, mbesin atje dhjetë metra dru”, shtoi një banor.

Në të kaluarën përveç që nuk mund të priteshe masë drunore në tokën shtetërore, shumica e fshatrave nuk ia dolën dot që të presin dru për ngrohje as edhe në tokat e tyre, shkaku i mungesës së mapës për prerje të druve, dhe mungesës së rregullimit të pronësisë së tokave. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme