Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.28. Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 28 përmban 60 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin nëntor 2016, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.
Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.28 do të jetë dita e mërkurë, 11 janar 2017. Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 18 janar 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30/ Zëri/