AKR do të garojë në Prishtinë dhe disa komuna tjera

Aleanca Kosova e Re do të garojë në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Kjo parti është në përfundim të hartimit të listave për kandidatë për kryetarë të komunave dhe asamable.

Garës për Prishtinën do t’i hyjë edhe kjo parti.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i AKR-së, Vesel Makolli për lajmi.net. Ai nuk dhënë ndonjë emër për Prishtinën e as për komunat tjera, pasi ka thënë se janë në finalizim.

“Do të garojmë në shumicën prej komunave, për emra jemi në finalizim dhe është presidenti i partisë që do të vendosë”, ka thënë Makolli për lajmi.net

AKR aktualisht udhëheqë me komunën e Mitrovicës, me kryetarin Agim Bahtiri, i cili do të kandidojë edhe për një mandatë.

Përveq Mitrovicës, AKR në zgjedhjet e fundit lokale kishte fituar edhe në Gjakovë me Mimoza Kusari-Lila, e cila është larguar nga kjo parti, duke themeluar partinë e saj ‘Alternativa’, së bashku me Ilir Dedën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme