Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e AKR-së, Elmi Thaqi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka përmendur tërheqjen e fundit të disa kandidatëve për kryetar.
Megjithatë, ai thotë se partinë e Behgjet Pacollit nuk mund ta ndal askush përpos Zotit.
Postimi i plotë:
Shqetësues është fakti pse po tërhiqen kandidatet për kryetar të komunës së Drenasit nga presioni i nëntokës.
Dua të ju a bëj me dije të gjithë qytetarëve të Drenasit se nuk ka fuqi tjetër përveç Zotit që mund ta ndal vizionin e AKR-së dhe Presidentit Behgjet Pacolli për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë, dhe lirimin e tij nga pushtetaret 17-vjeçar të partisë në pushtet.
Me Respekt
E.TH