Aleancës Kosova e Re cdo ditë e më shumë po i largohen figurat kryesore,burime të Portalit Sakte.net mësojnë se është larguar edhe ushtari i fundit i gardës së vjetër të Behgjet Pacollit.
Listës së gjatë të dorëheqjeve në AKR-në e Behgjet Pacollit i është bashkuar edhe emri i Ismet Mulajt,ish këshilltar i lartë i presidentit e së fundi edhe minister i Tregtisë dhe Industrisë i cili ka dhënë dorëheqje nga AKR.
Ish ministri njihej si një prej mbrojtësve më të zëshëm të figurës së Behgjet Pacollit dhe vizionit të tij politik. Mulaj nuk i ka bërë të ditura shkaqet që e kanë quar të merr një vendim të tillë, mirëpo ai është edhe një nga përkrahësit e fundit të Behgjet Pacollit që ka hequr dorë nga kjo parti.
Situatë e ngjajshme shpejtë pritet të ndodhë edhe me Shefki Abdullahun i cili ka qenë mjaftë kritikë kohëve të fundit kur AKR nuk kaloi pragun zgjedhor prej 5 % njofton portali Sakte.net
Situatë aspak e mire AKR-në po e përcjell edhe nëpër degë,anipse si qëllim ajo i ka vënë vetës mbi 20%.
Largime masive pritet të ndodhin në Lipjan ku paknaqsit lidhur me kryetarin aktual kan shprehur shumë nëndegë.
Në Sllovi ku edhe konsiderohej bastioni i AKR-së strukturat pothuajse janë shpërbërë, edhe më keq duket Gadime,Janjevë ,Gllogovc,Qendra II në Lipjan e tash së fundi edhe në Banullë .
Sakte.net ka kontaktuar kryetarët e nëndegëve të paknaqur të cilët drejt për drejtë akuzojn Presidentin Pacolli i cili pa konsultim fare me strukturat sjell figuara me histoi të dyshimtë dhe pa kredibilitet. /Sakte.net/