Aksident i frikshëm në Itali/ Makina futet në drejtimin e kundërt në autostradën Milano-Genova, 2 viktima dhe 3 të plagosur!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në autostradën A7 Milano-Genova, ku një automjet që po ecte në drejtimin e kundërt u përplas me një makinë që po udhëtonte drejt Genovas.

Për pasojë u përfshi në aksident dhe një makinë e tretë që nuk arriti të frenonte në kohë. Nga aksidenti ndërruoi jetë një 45 vjeçar nga Milano dhe një 35 vjeçare nga Genova, shkruajnë mediat italiane.

Mes tre të plagosurve që u dërguan në spital, ishte dhe një fëmijë i moshës 4 vjeç. Drejtuesi i makinës që po lëvizte në anën e kundërt kishte 5 kilometra që udhëtonte me shpejtësi të madhe. Mbetet e paqartë arsyeja përse po lëvizte në kahun e gabuar.

Këto janë informacionet e para nga aksidenti ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Autostrada mes Gropello Cairoli dhe Casei Gerola mbeti i mbyllur për trafikun për shumë orë, me një dalje të detyrueshme në Gropello Cairoli (Pavia) për ata që vinin nga Milano dhe kishin desitancion Genovan.

Dëshmitari i aksidentit tragjik në Itali: Më dridhen këmbët, mund të isha edhe unë viktimë!

Dëshmitari i aksidentit tragjik në Itali, në autostradën Milano-Genova tha se u frikësua shumë.

Tre makina u përfshinë në aksident pasi njëra prej tyre po lëvizte në drejtimin e kundërt dhe dy persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën.

“Pashë një makinë duke ecur me shpejtësi në drejtimin e gabuar në autostradë. Ajo po udhëtonte me shpejtësi të madhe në drejtim të kundërt në korsinë që zakonisht përdoret për parakalim. Më duhej të shikoja dy herë në pasqyrën e pasme për të bindur veten se po shihja diçka të vërtetë. Pas pak minutash ndodhi e pashmangshmja. Këmbët ende më dridhen. Unë mund të isha në mesin e viktimave”, thotë një dëshmitar në rrjetet sociale./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme