Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në qytetin e Fierit, ku janë përplasur katër automjete.
Sipas burimeve për News 24, përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë lëndimin e dy shtetasve. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.