Aksident i katërfishtë në Shkup

Një aksident mes katër veturave ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Tri vetura kanë qenë në qarkullim, ndërkaq njëra e parkuar.

Si pasojë, janë lënduar 4 persona. Njëri shofer i veturës “Alfa romeo” dhe tre bashkudhëtarë. “Më 14 mars 2021, në ora 21:25 në SPB Shkup është denoncuar, se në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë vetura “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, me shofer E.L.(67) nga Shkupi, vetura “Alfa romeo” me targa të Shkupit, me shofer R.I.(20) nga Shkupi, vetura “Shkoda Fabia” me targa të Shkupit, me shofer B.Ç.(29) nga Shkupi dhe vetura e parkuar “Shkoda” me targa të Shkupit, i parkuar nga E.M.(47) nga Shkupi”, njofton MPB-ja, transmeton TV21.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme