Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme ( 12 qershor) në Bajpasin e Vlorës, ku një kamion është përplasur me një makinë tjetër.
Raportohet se nga aksidenti një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër mbetet i plagosur.
Deri më tani nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në aksident.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje e po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.