Aksident i rëndë, makina përplas biçiklistin (Pamje të rënda)

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, pranë kryqëzimit të Triportit. Sipas njoftimit të policisë një automjet ka goditur një shtetas të moshës 50-vjec, I cili po udhëtonte me biçikletë.

I lënduari është dërguar për në Spitalin Rajonal Vlorë, në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin R.O., 18 vjeç, banues në Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Vlorë Policia:

Informacion paraprak…

Rreth orës 13:10, njoftohemi se në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, pranë kryqëzimit të Triportit, automjeti tip Volksëagen Golf me targë AA 694 MX, ka goditur një shtetas rreth moshës 50 vjeç, ende të paidentifikuar i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë, i dëmtuari u dërgua në Spitalin Rajonal Vlorë, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin R.O., 18 vjeç, banues në Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme