Diego Perotti është përplasur me Porschen e tij rreth orës 8:30 të mëngjesit derisa ishte duke shkuar drejt qendrës sportive në Trigoria.
Sulmuesi i Romës, Diego Perotti ka pësuar një aksident në rrugën Laurentina.
Ylli argjentinas është përplasur me Porschen e tij rreth orës 8:30 të mëngjesit derisa ishte duke shkuar drejt qendrës sportive në Trigoria.
Por, lajmi i mirë është se futbollisti ka shpëtuar pa lëndime të rënda, përcjell “lajmi.net”.
Perotti edhe ashtu ishte i lënduar duke mos u ftuar për ndeshjen e sotme ndaj SPAL. /Lajmi.net/