Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë! Automjeti përfundon në parcelën anës rrugës, plagoset shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.


Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në parcelat anash rrugës.

Raportohet e për pasojë dyshohet se është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar drejt spitalit të Korçës.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme