Aksident i rëndë në aksin “Lezhë-Shëngjin”, përplasen 2 makina kokë më kokë! Lëndohen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.


Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme