Një aksident me 3 të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Lezhe-Shkodër. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy motoçikleta.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit motor dhe drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tjetër.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia e Lezhës, e cila po kryen ekspertizën mbi shkaqet e këtij aksidenti./GSH



