Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Korçë, përplasen dy automjete! Njëri prej tyre përfshihet nga flakët

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec–Korçë, në vendin e njohur si Qafë Plloçë.


Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa njëri prej tyre është përfshirë nga flakët menjëherë pas përplasjes.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë mundur të dalin në kohë prej automjeteve, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale.

aksident Pogradec-Korçë (2)

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

aksident Pogradec-Korçë (1)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme