Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës është bllokuar, ndërkohë që policia ka orientuar trafikun në korsinë tjetër. Autoritetet e rendit janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Për momentin, pritet mbërritja e prokurorit për të vazhduar hetimet. /alsat.mk