Aksident i rëndë në Berat, përplasen dy automjete, humb jetën në spital 50-vjeçari! Pamje nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku për shkak të përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë njëri prej drejtuesve.


Burime bëjnë me dije se viktima është 50-vjeçari Eduart Ismaili, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti me të cilin lëvizte viktima ka përfunduar në kanalin anash rrugës, ndërsa është shkatërruar thuajse plotësisht nga përplasja.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është 31-vjeçari me iniciale F.P., i cili nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

aksident makine perpasje4aksident makine perpasje3aksident makine perpasje2aksident makine perpasje1aksident makine perpasje

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme