Një autobus me udhëtarë është aksidentuar rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje. Njoftohet për dhjetëra të vdekur me origjinë kryesisht nga Maqedonia e Veriut. Dyshohet se shumë prej tyre janë shqiptarë.
Shkaku i sakt ende nuk dihet
Sipas informacioneve të deritanishme, autobusi kishte përplasur një parmakë mbrojtëse pak pas orës 2 të natës (03:00 CET) për arsye që ende nuk dihen dhe më pas u rrokullis. Sipas gjetjeve fillestare, numri i të mbijetuarve është kaq i vogël, por shkak se autobusi është përfshirë nga flakët. Është ende e paqartë nëse ai ka marrë flakë para aksidentit apo si pasojë e rrokullisjes.
Në autobus ndodheshin gjithsej rreth 50 pasagjerë dhe dy shoferë, raporton radioja shtetërore duke iu referuar policisë. Shumica e viktimave thuhet se janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Sipas BTA, autobusi ishte i regjistruar në Shkup, kishte ardhur në Bullgari nga Turqia dhe ishte nisur për në Maqedoninë e Veriut. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Xhaçka: 45 vitkima janë shqiptarë
Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev, ka kontaktuar përmes telefonit kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Janev ka bërë të ditur se do të vizitojë edhe vendin e aksidentit. Deri tani nuk dihet asgjë për origjinën e udhëtarëve.
Ndërsa ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, për mediat lokale ka deklaruar se 45 viktima nga aksidenti tragjik në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Këto të dhëna ende nuk janë konfirmuar,
bc/as/nob (dpa, rtr)