Aksident i rëndë në Bulqizë, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.Policia lokale bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me atë të vjetrën të qytetit të Bulqizës, ku një makinë Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në livadh.Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve që po kalonin përgjatë këtij segmenti, ku dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, shkruan Lapsi.al.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia ku dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e personave nga makina. Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës. Sipas mjekëve të këtij spitali, pesë personat e plagosur, tre prej të cilëve fëmijë, janë jashtë rrezikut për jetën.Policia ka nisur hetimet zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme