Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Vjetër të Ferizajt.
Aksidenti ka ndodhur të premten në ora 12:42.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë.