Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas për vdekje 65-vjeçarin me biçikletë! Makina përfundon në kanal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme