Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Kamëz.
Policia njofton se një 30 vjeçar, banues në Tiranë ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe.
Mësohet se si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K. pas mjekimit në spital është larguar në banesë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë;