Aksident i rëndë në Orikum/ Makina merr përpara biçikletën, ndërron jetë në spital 46-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës në Orikum, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.


Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasi me iniciale K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin me iniciale D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari nuk ka mundur të jetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme