Aksident i rëndë në Prrenjas-Qafë Thanë, autobusi i ekipit të femrave të volejbollit të Skënderbeut del nga rruga, zbardhen detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë, ku ka qenë i përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha.


Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen e dytë finale.

Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që ndodheshin përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar. Raportohet se gjendja shëndetësore e vajzave është e mirë, dhe vetëm dy-tre prej tyre kanë pësuar dëmtime të vogla, por pa probleme për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme