Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Qafën e Muzinës në Sarandë.
Mësohet se një drejtuese 50-vjeçare ka humbur kontrollin mbi mjetin e saj tip “Hyundai” dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shoferja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Top Channel