Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete! Transportohen me urgjencë drejt spitalit 2 shoferët

Një aksident i frikshëm është regjistruar paraditen e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin.


Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve të mjeteve. Të lënduarit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme