Aksident i rëndë në rrugën Fier-Libofshë, vetura del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja! Niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Libofshë, në vendin e quajtur Rreth-Libofshë.


Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur, ndërsa ka lënë të plagosur drejtuesen A. P., e cila është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit Rajonal Fier.

E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme