Aksident i rëndë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën 3 të rinj! E plagosur rëndë edhe një vajzë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.


aksident rrugor perplasje makina.1

Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026.

 Një automjet tip Volksëagen, ku udhëtonin dy të rinj 27 dhe 24 vjeç, është përplasur me një mjet tip Mercedes-Benz. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në Volksëagen kanë humbur jetën në vend nga plagët e marra.

Në mjetin Mercedes-Benz udhëtonin dy të rinj 25 dhe 20 vjeç. Pasagjerja 20-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme