Aksident i rëndë në rrugën Peqin-Elbasan, furgoni i pasagjerëve përplaset me një makinë tjetër, disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele (2 mars) në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem.
Pamje nga vendi i ngjarjes


Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi. Ky i fundit dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes.

Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme