Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve mes dy vendeve! Policia jep detajet: Ra autoboti me gaz…

Një aksident rrugor është bërë shkak që rruga ndërkombëtare Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Qafë-Thanë të bllokohet për një kohë të pacaktuar.


Policia Kufitare e Korçës e ka konfirmuar sot (30 dhjetor) bllokimin e qarkullimit që prej orëve të paradites, duke sqaruar se shkak është bërë rrëzimi i një autoboti me gaz në pjesën maqedonase.

Sipas kufitarëve të Qafë Thanës, aksi do të rihapet vetëm pasi të kalohet rreziku në rrugë.

“Paraditen e sotme, jemi njoftuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, se në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën”, tha policia.

Dhe më tej sqaron procedurat dhe lajmëron çdo drejtues mjeti apo udhëtar:

“Për këtë arsye ju bëjmë me dije se, do të bllokohet lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga të jetë hapur plotësisht dhe e kalueshme për mjetet”.

autoboti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme