Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga makina.


Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, teksa viktima ende i paidentifikuar po kalonte trafikndarësen.

Për pasojë, këmbësori rreth 70-vjeç, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale J. M., rreth 35 vjeç, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme