TIRANË- Një çift së bashku me foshnjën e saj 3 muajsh është përfshirë në një aksidenti të rëndë në Tiranë në Rrugën e Kavajës.
Mësohet se çifti me iniciale V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe foshnja ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shoferi, Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi te vijat e bardha çiftin e bashkëshortëve bashkë me fëmijën e tyre tre muajsh, është arrestuar nga policia.
Burime bëjnë me dije për se Sulejmanit i ishte hequr leja e drejtimit dhe dyshohet se është futur me semafor të kuq në momentin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



