Sonte 01.11.2024 në ora 20:15 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një e mitur nga Reçica e Madhe e Tetovës dhe një veturë “Dacia” me targa Kombëtare Turke, e drejtuar nga M.B.(53) nga Gostivari. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë vozitësi M.B. ndërsa vozitësja e mitur e veturës Mercedes dhe pasagjerja gjithashtu një e mitur nga Treboshi i Tetovës, kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.