Aksident i rëndë! U godit nga makina dhe përfundoi në kanal, 52-vjeçari humb jetën në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (30 dhjetor) në aksin rrugor  “Sektor Rini-Shenavlash”, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën.


Policia bën me dije se viktima u godit nga një mjet që drejtoheshe nga një 31-vjeçar.

Gjithashtu në njoftim theksohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor  “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme