Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e së dielës në afërsi të Fierit, ku mbetën të plagosur dy persona, ka përfunduar me një viktimë.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 16.30 të ditës së djeshme, në Varibop të Fierit ku një veturë e tip “Volkswagen”, doli nga rruga.
Për pasojë mbetën të plagosur dy bashkëshortët K.Hila 70 vjeç dhe Fatbardha Hila, 65 vjeçe, banues në Varibop.
Por si pasojë e dëmtimeve të marra, gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, gruaja ka ndërruar jetë.
Nga ana e uniformave blu aktualisht vijojnë hetimet, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit.