Aksident i trefishtë në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 3 persona! Çfarë dyshohet për shkaqet (VIDEO)

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

Burimet konfirmojnë për Gazetën Shqiptare se janë përplasur 3 automjete, dhe janë plagosur 3 persona.

Menjëherë pas ngjarjes, të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se mjetet kanë rrëshqitur si shkak i baltës dhe inerteve të rëna në rrugë nga mjetet që marrin inerte në lumin Fan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme