Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen shtatë automjete! Dalin pamjet (FOTO)

Shtatë automjete janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme, duke krijuar kaos në trafik.

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se si pasojë e aksidentit, një nga shoferët e makinave, me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore.

Informacion sqarues:

Në datën 12.05.2022 në autostradën Tiranë – Durrës, janë përfshirë në aksident me dëme materiale 7 mjete, nga të cilat drejtuesi i mjetit marka “Opel Corsa” me targa AA 431 ZX shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore, 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës.

Policia Rrugore e Tiranës përsëri apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të konstatohet në shkelje!

aksidenti autostrade4

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme