Aksident me fatalitet në Ferizaj

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në magjistralen Ferizaj – Shkup.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Një shofer në mbrëmje ka humbur kontrollin e automobilit në magjistralen Ferizaj-Shkup dhe ka dalë nga rruga duke goditur objektet afër. Si pasojë një person i moshës 37-vjeçare ka vdekur, ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme