Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër rrugës për te fshati Mramor.

Sipas Policisë, në këtë aksident ka humbur jetën një qytetar.

“Në këtë aksident një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”, ka thënë për kallxo.com komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.

Sipas komandantit të Policisë, bëhet fjalë për një vetaksident të një kamionete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme