Aksident me një të vdekur dhe tre të plagosur në rrugën Thumanë-Fushë Krujë, makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka dalë nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, ku për pasojë humbi jetën pasagjeri L.D.

Në momentin e aksidentit në makinë kanë qenë të pranishëm dhe tre persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe shoferi.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme