Aksident me vdekje në aksin Roskovec-Poshnje, përplaset nga një makinë punëtori i asfaltimit të rrugëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Fier, në afërsi të fshatit Velmish.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, një punëtor që punonte në një firmë për asfaltimin e rrugëve është përplasur nga një makinë në rrugën nacionale Poshnje-Roskovec.

Mjeti që përplasi punëtorin ishte “Pegouet” me targa AA 067 GM. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se punëtori që u aksidentua për vdekje është Mentor Lama, nga fshati Thumanë, rreth 45-vjeç.

Siç shihet edhe nga fotoja kryesore, këpucët e punëtorit të aksidentuar janë ende në rrugë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme