Një aksident është raportuar ditën e sotme në Fier. Paraprakisht mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij.
Sipas “News24”, aksidenti ka ndodhur në fshatin Hamil, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet K.Th., 20 vjeç.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur grupin hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.