Aksident mes dy automjetesh, përfundojnë në spital drejtuesi i njërit prej makinave dhe pasagjeri! Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.


Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti tip Hundai me targë AB 44 2 PG, me drejtues shtetasin  Edmond Terova, është përplasur me automjetin me targë AA710 BV, me drejtues shtetasin Klevis Jaupaj.

Nga ky aksident raportohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e Edmond Terovës, mbetën të plagosur dhe u transportuan për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.

aksident librazhd

Siç shihet edhe në foto, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme