Dy vetura janë aksidentuar para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic.
Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ambulanca.
Gazetari i “GazetaBlic” i cili gjendet në vendin e ngjarjes ka njoftuar se një person tashmë është duke u trajtuar brenda autoambulancës.
“GazetaBlic” poashtu ka provuar të kontaktoj edhe me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti por kjo e fundit nuk ka qenë e qasshme.






