Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë–Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Zeri.info, se në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Lidhur me rastin, hetimet po i zhvillon njësiti rajonal i trafikut, i cili po merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, tha Ahmeti. /Zëri



